lajmi.net

Barcelona më e fortë me Suarezin

Lionel Messi beson se Barcelona do të jetë më e fortë dhe më e paparashikueshme me përforcimin e ri, Luis Suarez.

Sport

26/09/2014 09:46

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se skuadra e tij do të bëhet më e fortë dhe më e vështirë për t’u parashikuar pas rikthimit të Luis Suarezit nga dënimi.

Sulmuesi uruguaian, i cili realizoi dy herë për ekipin B në miqësoren kundër Indonezisë U-19, nuk do të jetë në gjendje të luajë deri më 25 tetor kur mund të debutojë kundër Real Madridit.

Messi beson se Suarez do t’i sjellë një dimension të ri sulmues të ekipit.

“Është e veçantë që ai zgjodhi të vinte këtu nga Liverpool”, deklaroi Messi për “Fox Sports Magazine”. “Ne do të jemi më të fortë si skuadër me të. Ne do të kemi më shumë lëvizshmëri”, u shpreh ai. 

Barcelona, më e fortë me Suarezin

Marc Barta beson se Barcelona është më e fortë, pas transferimit të sulmuesit Luis Suarez. Mbrojtësi spanjoll insiston se ka ardhur koha kur katalunasit duhet t’u kthehen sukseseve.

Sport

14/07/2014 16:00

Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka pak dyshim se Luis Suarez do ta tregojë veten dhe ta arsyetojë investimin që e bëri Barcelona për të.

“Luis Suarez është një blerje e madhe. Ai është një lojtar mjaft komplet dhe mbi të gjitha ka aftësi për të shënuar gola, që është gjëja kryesore në futboll”, deklaroi mbrojtës spanjoll për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se ka ardhur koha që t’ju kthehemi sukseseve dhe ekipi do të jetë më i mirë me të. Është një gjë e mirë që ai do të luajë me ne”, vazhdoi Bartra.

LM