Barcelona me dëshira befasuese për fazën e sulmit

Barcelona do të nënshkruajë me një sulmues pas ndeshjes së dytë të Kupës së Mbretit.

Sport

16/01/2019 18:58

Katalanët, kanë mbetur pa një sulmues pas shitjes së Munir El Hadaddi te Sevilla javën e kaluar.

Mediet në Angli raportojnë se në listën e Barcelonës për fazën e sulmit janë disa emra, të cilët kanë befasuar të gjithë.

Dyshja e Chelsea, Alvaro Morata dhe Oliver Giroud, Fernando Llorente i Tottenham, Lucas Perez dhe Christian Stuani të West Ham, janë pjesë e listës së gjerë të Barcelonës.

Këta emra kanë befasuar të gjithë, kur dihet se asnjëri prej tyre nuk po kalon formë të mirë këtë edicion./Lajmi.net/