Barcelona mbyll marrëveshjen, Griezmann në Camp Nou

Barcelona ka informuar Atletico Madridin se ata do ta paguajnë klauzolën e lirimit të Antoine Griezman prej 100 milionë eurosh.

Sport

09/05/2018 11:37

Antoine Griezman nga sezoni i ardhshëm do të jetë i Barcelonës. Prej kohësh spekullohet se e ardhmja e tij do të jetë larg Atleticos dhe në fakt ashtu është.

Sipas Cadena SER, Barcelona ka informuar Atletico Madridin se ata do ta paguajnë klauzolën e lirimit të Antoine Griezman prej 100 milionë eurosh dhe lojtari do të jetë i Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Josep Bartomeu është takuar me presidentin e Atletico Madridit, Enrique Carezo, gjatë këtyre ditëve dhe e ka njoftuar atë se ata do të paguajnë klauzolën e lirimit të Griezman prej 100 milionë eurosh, pasi që Atletico kishte refuzuar ti përgjigjet Barcelonës për ta negociuar çmimim.