Barcelona mbetet pa Ter Stegenin

Dënimi i FIFA-s mund ta lë Barcelonën pa portierin Marc-Andre ter Stegen. Federata botërore e sanksionoi gjigantin katalan për shkeljen e rregullave në transferimin dhe regjistrimin e një numri të futbollistëve të huaj nën moshën 18-vjeç, duke e dënuar me parandalimin e shitblerjeve të lojtarëve deri në verën e vitit 2015. Kjo do ta lë…

Sport

03/04/2014 10:10

Dënimi i FIFA-s mund ta lë Barcelonën pa portierin Marc-Andre ter Stegen.

Federata botërore e sanksionoi gjigantin katalan për shkeljen e rregullave në transferimin dhe regjistrimin e një numri të futbollistëve të huaj nën moshën 18-vjeç, duke e dënuar me parandalimin e shitblerjeve të lojtarëve deri në verën e vitit 2015.

Kjo do ta lë klubin nga Camp Nou pa angazhimin e portierit të Borussia Monchengladbachut, Ter Stegen. “Tani për tani, kalimi i Ter Stegenit në Barcelonë është i pamundur”, deklaroi Gerd von Bruch, menaxheri i portierit për Sport Bild.

“Nëse është interpretuar mirë komunikata e FIFA-s, atëherë Barcelona e ka të pamundur që të regjistrojë futbollistë të rinj deri në verën e vitit të ardhshëm. Mirëpo, klienti im është shumë i qetë”, shtoi ai.

Ter Stegen spekulohet se kërkohet edhe nga Juventus, Arsenal dhe Manchester City ndërsa së fundmi raportohej se ka arritur marrëveshje paraprake me Barcelonën.