Barcelona – Mbappe, zbulohet arsyeja pse nuk u transferua në Camp Nou

Kylian Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej nga Camp Nou.

Sport

20/10/2017 10:36

Barcelona e refuzoi mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe nga Monaco.

Kjo ndodhi për shkak se klubi katalan zgjodhi blerjen e Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

“Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej”, ka deklaruar Josep Maria Minguella për Cadena Cope.

“Ai nuk donte të shkonte në Paris ose Madrid, ai donte të shkonte në Barcelonë dhe askund tjetër. Por Barça ishte e fokusuar në Dembele, Dembele dhe Dembele”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/