Barcelona mban zi, vdiq legjenda (FOTO)

Manel Vich, prezantues legjendar i Barcelonës në Camp Nou ka vdekur sot në moshën 78-vjeç.

Sport

30/04/2016 08:56

Barcelona është në zi, pas vdekjes së Manel Vich.

Prezantuesi legjendar i gjigantit katalan nga ndeshjet në Camp Nou ka vdekur sot në moshën 78-vjeç.

Ai ishte i angazhuar në klub në 58 vjetët e fundit dhe ishte person shumë i dashur nga tifozët e Barcelonës, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Ai po ashtu kishte raport të shkëlqyeshëm me shumë anëtarë të klubit.