Barcelona, lidere e shpenzimeve

Barcelona është lidere e shpenzimeve në lojtarë. Gjiganti katalunas i ka përfituar 125 milionë euro nga blerja e tyre deri tash për këtë verë.

Sport

20/07/2014 22:22

Barcelona është e madhe, brenda dhe jashtë fushës. Gjiganti katalunas ka shpenzuar më së shumti para deri tash në afatin kalimtar të verës.

Në bazë të statistikave, Barça i ka shpenzuar 125 milionë euro, duke e blerë Suarezin 81 milionë euro nga Liverpooli, Rakiticin 20 milionë nga Sevilla, dhe portierët Ter Stegen (12 milionë) nga Borussia Monchengladbach e Bravo (12) nga Real Sociedad.

Pozita e dytë është rezervuar për Chelsean, kurse në të tretën gjendet Manchester United.

Renditja e shpenzimeve të klubeve

1. FC Barcelona 125 milionë euro

2. Chelsea 93,5 milionë

3. Manchester United 73,5 milionë

4. Liverpool 73,5 milionë

5. At. Madrid 58,3 milionë

6. Arsenal 52,8 milionë

7. PSG 49,5 milionë

8. Borussia Dortmund 46,10 milionë

9. Roma 40,4 milionë

10. Newcastle 33,22 milionë