Barcelona – Las Palmas, shtyhet ndeshja?

Takimi është paraparë të zhvillohet të dielën më 1 tetor nga ora 16 e 15.

Sport

28/09/2017 10:43

Ndeshja Barcelona dhe Las Palmas mund të shtyhet.

“Mundo Deportivo” raporton se ballafaqimi mund të pezullohet për shkak të mungesës së forcave të policisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet të dielën më 1 tetor nga ora 16 e 15, përcjell “lajmi.net”.

Policia e Spanjës do të jenë të angazhuar që të kujdesen për sigurinë në Katallani, e cila të dielën ka paralajmëruar se do të votoj referendumin për ndarje nga Spanja. /Lajmi.net/