Barcelona ‘largon’ Pedron

Pedro do të largohet nga Barcelona. Sulmuesi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë dhe pritet të transferohet në Premierligë ku kërkohet nga Liverpool, Manchester United dhe Arsenal.

Sport

03/10/2014 23:12

Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, sulmuesi i Barcelonës, Pedro, së shpejti mund të transferohet në Premierligë.

Largimi i Alexis Sanchezit për në Arsenal nuk i ka ndihmuar aspak Pedros që të shtojë minutazhin në ekip, e konsideruar se Luis Suarez ende nuk është në dispozicion për shkak të dënimit, atëherë kjo sinjalizon përfundimin e aventurës së tij në Camp Nou.

Në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e tij përmenden Liverpool, Manchester United dhe Arsenal. Pedro ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2016 me dëmshpërblim marramendës prej 115 milionë funte.

Mirëpo, largimi i tij pritet të kushtojë rreth 25 milionë euro. Së bashku me të në Premierligë pritet të luajë edhe Dani Alves.