Barcelona largon Douglasin?

Douglas Pereira nuk e ka bindur trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique, dhe mund të largohet nga klubi menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

30/09/2014 14:31

Douglas Pereira, përforcimi më i ri i Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të verës, mund të largohet menjëherë nga Camp Nou.

Sipas portalit “Fichajes”, braziliani nuk e ka bindur trajnerin Luis Enrique dhe mund të largohet nga klubi menjëherë pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Douglas fillimisht u konsiderua si pasardhës i Dani Alvesit në Barcelonë.

Mirëpo, Alves vazhdon të jetë opsion i parë për krahun e djathtë të mbrojtjes. Douglas, me paraqitjet e deritashme nuk e ka bindur Enriquen se meriton të luajë rregullisht, andaj duhet të përmirësohet shpejtë, ose e pret largimi.