Barcelona largon Dembelen, ia ofron tri klubeve rivale nga Evropa

Barcelona ka filluar të humb durimin rreth gjendjes fizike të sulmuesit të ardhur si përforcim i madh në verën e vitit të kaluar nga Borussia Dortmund.

Sport

02/02/2018 09:06

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona.

Klubi katalan ka filluar të humb durimin rreth gjendjes fizike të sulmuesit të ardhur si përforcim i madh në verën e vitit të kaluar nga Borussia Dortmund.

Dembele ka pësuar dy lëndime të njëpasnjëshme që e kanë lënë për periudha afatgjate jashtë fushës së lojës.

“Don Balon” shkruan se Barcelona ia ka ofruar tri klubeve rivale evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea, Manchester United dhe Atletico Madrid janë tri klubet në fjalë por marrëveshja mund të realizohet vetëm pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/