Barcelona, kontratë 5-vjeçare me yllin e skuadrës rivale në La Liga

Përforcimi i parë i madh i Barcelonës në verë do të jetë Denis Suarez.

Sport

27/05/2016 19:07

Krerët e klubit janë takuar me futbollistin dhe i kanë ofruar atij kontratë 5-vjeçare.

Marrëveshja thuhet se është shumë afër dhe nëse ka ndonjë problem, ajo është minutazha e madhe që kërkon Suarez, përcjellë “Lajmi.net”.

Klubi katalunas ka vendosur të ri-blejë Suarezin nga Villarreali, opsion i cili ishte në marrëveshjen paraprake të këtyre dy klubeve.