Barcelona kontakton ish yllin e Realit

Barcelona e ka kontakuar Mesut Ozilin.

Sport

14/02/2016 09:19

Mesut Ozil mund të rikthehet në La Liga, por kësaj radhe te rivali i ish skuadrës së tij Real Madrid, Barcelona.

Katalunasit tashmë e kanë kontaktuar kompaninë e cila e ka nën menaxhim Ozilin, përcjell Lajmi.net nga AS.

Reprezentuesi gjerman ishte afër edhe në të kaluarën t’i bashkohej Barcelonës, para Kampionatit Botëror të vitit 2010.

Në rast se Ozil kalon në Barcelonë për më shumë se 50 milionë euro, 33% të parave do t’i shkojnë Real Madridit.