Barcelona konfirmon shitjen e Sanchezit (Foto)

Aksidentalisht, Barcelona ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Alexis Sanchez. Lajmi u konfirmua nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, që më pas u largua.

Sport

10/07/2014 15:58

Transferimi i Alexis Sanchezit në Arsenal është konfirmuar aksidentalisht nga Barcelona.

25-vjeçari besohet se gjendet në Londër për të finalizuar kalimin në Emirates Stadium. Dhe, gjiganti katalan aksidentalisht publikoi lajmin në faqen zyrtare, para se ta largonte atë.

Konfirmimin e transferimit të Sanchezit në Arsenal e ka bërë edhe frizeri i tij, Carlos Moles.

“Alexis Sanchez më vizitoi për të më thënë lamtumirë. Siç është raportuar, ai do të transferohet në Arsenal”, shkroi Moles në Facebook.