Barcelona: Kështu do ta presim Guardiolën

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka thënë se klubi do t’i bëjë një pritje madhështore trajnerit të Bayern Munichut, Pep Guardiola, në ballafaqimin e tyre në Camp Nou.

Sport

30/04/2015 16:37

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, në një mbledhje të Senatit të klubit, u shpreh se ambienti katalanas do ta presë Pep Guardiolën në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munchen ashtu siç e meriton.

Sipas kreut të gjigantit nga Camp Nou, 44-vjeçari meriton respektin maksimal për atë që ka bërë sa ishte në postin e trajnerit të Barcelonës.

“Pep meriton një pritje të veçantë duke i bërë të gjitha nderimet që i meriton për gjithçka ka dhënë për këtë klub”, është shprehur presidenti i Barcelonës.

Skuadra e Luis Enriques e pret Bayernin e Guardiolës të mërkurën, para ndeshjes së kthimit në Allianz Arena më 12 maj.