Barcelona kërkon tre titujt

Barcelona ka synime të mëdha gjatë këtij sezoni. Gjiganti katalan kërkon triumfin në Coppa del Rey, La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Sport

23/01/2015 11:38

Barcelona është në formë, pas krizës gjatë një periudhe të mëhershme gjatë këtij sezoni, gjiganti katalan është në seri të fitoreve nga disfata në udhëtim te Real Sociedad.

Rezultatet e fundit pozitive në La Ligë dhe Coppa del Rey kanë shtuar vetëbesimin në skuadrën e Luis Enriques, që ka synime të mëdha për vazhdimin e stinorit.

“Coppa del Rey, La Liga dhe Liga e Kampionëve”, kjo është brohoritja që dëgjohet nga futbollistët e Barcelonës e që tregon synimet e skuadrës për këtë edicion, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Për herë të fundit, Barcelona shijoi një sukses të tillë nën drejtimin e Pep Guardiolës.