Barcelona kërkon hakmarrje

Barcelona do të jetë në mision të hakmarrjes në duel me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 19:00

Barcelona dhe Bayern Munich do të ndeshen mes vete për herë të katërt në fazën eliminatore të një gare evropiane, dhe të tretën në Ligën e Kampionëve.

Ballafaqimi i fundit mes skuadrave ishte në edicionin 2012-13, e që nuk është aspak i mirë për t’u kujtuar nga gjiganti katalan.

Bayern i mposhti në Allianz Arena me rezultat 4:0, si dhe në Camp Nou me 3:0, për total prej 7:0, debakël i vërtetë.

Ai ishte edicioni prej më të vështirëve i viteve të fundit për Barcelonën, ku Tito Vilanova u desh të luftonte me kancerin kurse Jordi Roura e zëvendësoi deri në fund të sezonit.

Andaj, Barcelona kërkon hakmarrje, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.