Barcelona kërkon hakmarrje

Barcelona planifikon t’i hakmerret Bayern Munichut për disfatën me rezultat të përgjithshëm 7:0 në gjysmëfinalen e vitit 2013.

Sport

05/05/2015 12:11

Së bashku me mundësinë e kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve, Barcelona kërkon edhe diçka tjetër nga dueli me Bayern Munichun.

Gjiganti katalan planifikon t’i hakmerret kampionit të Bundesligës për disfatën me rezultat të përgjithshëm 7:0 në gjysmëfinalen e vitit 2013, shkruan “Mundo Deportivo”.

Barcelona është në formë të jashtëzakonshme, kurse Bayern do të luajë me shumë mungesa.

Andaj, kjo platformë e favorizon ekipin e Luis Enriques që ta eliminojë skuadrën e Pep Guardiolës dhe të kompletojë hakmarrjen e shumëdëshiruar.