Barcelona kërkon Coutinhon, Liverpooli i vendos çmimin

Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë të bind Liverpoolin të heq dorë nga ylli i tyre, Philippe Coutinho.

Sport

04/11/2016 18:00

Por, nëse dëshiron ta bëjë këtë, katalanët duhet të paguajnë një shumë të madhe parash, që ka vendosur skuadra angleze.

Duke parë performancat e brazilianit këtë edicion, ku është ndër futbollistët më të mirë në Premierligë, Liverpooli ka vendosur që 25 vjeçarin ta vlerësojë rreth 75 milionë euro, shkruajnë mediet britanike, përcjell lajmi.net.

Mësohet se Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro, shumë kjo e vogël më atë që kërkon Liverpooli, që këtë edicion në Premierligë ka hyrë në mesin e favoritëve për titull.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.