Barcelona kërkon Bellerinin, por ai e “ngacmon” klubin katalunas

Hector Bellerin e ka ngacmuar indirekt skuadrën e Barcelonës.

Sport

27/05/2016 17:51

Mbrojtësi anësor është një ndër objektivat e klubit katalunas në afatin kalimtar të verës.

I pyetur për një gjë të tillë, ai ia ka “shkelur syrin” indirekt kampionit të Spanjës.

“Nëse Alves do të largohet, Barcelonës i duhet ndonjë anësor. Unë deri më tani nuk jam i informuar për ndonjë ofertë. Agjenti im është duke punuar për këto gjëra. Gjithsesi, momentalisht jam shumë i lumtur te Arsenali”, deklaroi Bellerin për “Esports Cope”, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave spanjolle, ai do të transferohet në “Camp Nou” pas përfundimit të Kampionatit Evropian.