Barcelona kërcënon Realin

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka insistuar se skuadra e tij dëshiron të fitojë finalen kundër Real Madridit në Copa del Rey. Gjiganti katalan do të ndeshet me rivalin e madh në stadiumin Mestalla në Valencia, në kërkim të trofeut gjatë një periudhë mjaft të vështirë me dy disfata të njëpasnjëshme. “Është një finale dhe…

Sport

15/04/2014 15:14

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka insistuar se skuadra e tij dëshiron të fitojë finalen kundër Real Madridit në Copa del Rey.

Gjiganti katalan do të ndeshet me rivalin e madh në stadiumin Mestalla në Valencia, në kërkim të trofeut gjatë një periudhë mjaft të vështirë me dy disfata të njëpasnjëshme.

“Është një finale dhe pa dyshim se duam ta fitojmë. Nuk mendojmë se si kanë shkuar garat tjera, kjo Kupë e ka një tregim në vete”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp.

“Messi? Ai është më i forti nëse kolektivi luan mirë. Duhet të jetë i qetë, të gjithë presin gjëra të mëdha prej tij, por nuk do të jetë gjithmonë lehtë”, shtoi Martino para se të komentojë mungesën e Cristiano Ronaldos.

“Është një prej më të mirëve në botë, por nuk e di se sa do të ndikojë mungesa e tij në duelin e nesërm”.