Barcelona ka një ‘problem’ me Dembelen

Ousmane Dembele është emër i përfolur te skuadra e Barcelonës.

Sport

14/08/2018 07:32

Ousmane Dembele u shndërrua në hero te skuadra e Barcelonës me golin e fitores ndaj Sevillas me rezultat 2:1 në Superkupën e Spanjës.

Por, “Marca” shkruan se klubi katalan është ende i pavendosur për të ardhmen e sulmuesit francez.

Dembele spekulohej me largim nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar të verës pas ardhjes së Malcom si përforcim i ri në sulm, përcjell “lajmi.net”.

Por, Barcelona ende nuk ka marrë një vendim final për të ardhmen e ish sulmuesit të Borussia Dortmund. /Lajmi.net/