Barcelona ka një lajm të keq për Mascheranon

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona nuk i konsideron si të mjaftueshme ofertat e deritashme me vlerë prej 5-6 milionë euro për transferimin e Javier Mascheranos.

Sport

13/12/2017 07:17

Barcelona ka reaguar pas kërkesës së Javier Mascheranos për largim nga klubi.

Ylli argjentinas ka vendosur të largohet nga klubi në janarin e vitit 2018.

Por, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona nuk i konsideron si të mjaftueshme ofertat e deritashme me vlerë prej 5-6 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Mascherano spekulohet se kërkohet nga disa klube nga Superliga e Kinës. /Lajmi.net/