Barcelona ka një lajm të keq për Kosovën (FOTO)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon, duke i dërguar një lajm të keq Kosovës që do të luajë kundër tij dhe Kroacisë.

Sport

30/09/2016 13:45

Ivan Rakitic do të jetë një prej rreziqeve kryesore për Kosovën në duelin me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2016”.

Mesfushori i Barcelonës ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Dhe, forma e tij e mirë është lajm i keq për Kosovën, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, së bashku me Rakitic në ekipin kroat do të jenë edhe yje të tjerë si Luka Modric, Mario Mandzukic e të tjerë, të gatshëm të shfrytëzojnë çdo rast që u ofrohet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.