Barcelona ka lajm të keq për Deulofeun

"Mundo Deportivo" shkruan se Deulofeu nuk ka bindur me paraqitjet e tij në ekipin e trajnerit Ernesto Valverde.

Sport

28/11/2017 13:35

Gerard Deulofeu ka marrë lajme të këqija nga Barcelona.

Klubi katalan do ta aktivizojë gjithnjë e më pak sulmuesin spanjoll, në javët e ardhshme në La Ligë.

“Mundo Deportivo” shkruan se Deulofeu nuk ka bindur me paraqitjet e tij në ekipin e trajnerit Ernesto Valverde, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai duhet të vendos për të ardhmen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/