Barcelona ka frikë për Ozilin

Barcelona ka një frikë në lidhje me transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil nga skuadra e Arsenalit.

Sport

24/11/2017 07:16

Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se ekziston një problem.

Drejtuesit e Barcelonës frikësohen se Ozil mund të përfundojë si Arda Turan.

Ylli turk ka kërkuar të largohet nga klubi pasi nuk ka arritur të zë vend të sigurt në ekip, përcjell “lajmi.net”.

Kjo është dilema me të cilën ballafaqohet Barcelona në lidhje me mundësinë e blerjes së Ozilit nga Arsenal.

Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Gunners”. /Lajmi.net/