Barcelona – Juventus, zbulohet ‘Dani Alves’ i ri (FOTO)

Mbrojtësi i Barcelonës, Semedo shkëlqeu ndaj Juventusit.

Sport

13/09/2017 07:15

Barcelona më në fund mund të konsiderojë se ka gjetur pasardhësin e Dani Alvesit.

E përditshmja sportive madrilene “Marca’ shkruan se Semedo ka bindur me kualitetet e tij në fitoren 3:0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Semedo luajti shumë mirë në krahun e djathtë duke ndihmuar në fazën sulmuese edhe përforcimin e ri, Ousmane Dembele. /Lajmi.net/