Barcelona – Juventus, në skenë gjyqtari Aytekin (FOTO)

Rrjetet sociale janë duke shfrytëzuar fantazinë duke bërë shaka para ndeshjes mes Barcelonës dhe Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

16/04/2017 14:51

Deniz Aytekin mund t’i dalë në “ndihmë” Barcelonës kundër Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari i akuzuar se favorizoi gjigantin katalan me vendimet e tij në fitoren ndaj Paris Saint-Germain është duke u përmendur në rrjete sociale si “shpëtimtari” i vetëm i ekipit të Luis Enriques ndaj “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.

Fotomontazhet e Aytekin me fanellën e Barcelonës janë duke qarkulluar në rrjete sociale para ndeshjes së kthimit të mërkurën në “Camp Nou”.

Juventus e ka fituar duelin e parë me rezultat 3:0. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy