Barcelona ia vë syrin talentit Zhegrova

Barcelona ia ka vënë syrin super talentit kosovar, Edon Zhegrova. Gjiganti katalunas është duke e vëzhguar futbollistin e ri të Prishtinës, i cili po provohet aktualisht tek klubi belg, Standard Liege. Për të, interesim kanë shfaqur edhe Arsenali e Paris Saint Germaini.

Sport

18/04/2014 00:03

Edon Zhegrova është talenti më i madh kosovar i momentit. Futbollisti i Prishtinës ka udhëtuar drejt Belgjikës të enjten, ku do të provohet disa ditë te ekipi Standard Liege.

Mirëpo, gjiganti belg nuk është i vetmi që ia ka vënë syrin 15 vjeçarit nga Prishtina.

Sipas mediave belge, interesim për super talentin kosovar ka shfaqur edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

Gjithashtu, numri 10 i Prishtinës, në grupmoshat e reja, është bërë objektiv edhe i Arsenalit dhe Paris Saint Germainit.

Fillimisht, ai synon t’i kalojë provat në Standard, por transferimi eventual në Barcelonë, do të ishte një ëndërr për të.

E kur dihet se si i zhvillon gjiganti katalunas futbollistët, s’do mend se ‘La Masia’ do të ishte perfekte për të.