Barcelona ia bën ‘bajat’ Real Madridit me të ardhurat vjetore

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në të ardhurat vjetore në La Liga dhe jashtë saj.

Sport

13/11/2018 11:36

Barcelona fiton rreth 487 milionë euro në sezon në La Liga, 92 milionë më shumë se Real Madrid.

Skuadra katalonase gjithashtu fiton më shumë se madrilenët në të drejtat televizive, ndërsa këta të fundit kanë fituar më shumë nga garat e UEFA-së, përcjell “lajmi.net”.

Por, Barcelona ka fituar më shumë se Real Madridi në garat evropiane në pesë vitet e fundit, gjithsej 277 milionë euro.

Katalonasit gjithashtu kanë pasur një fitim më të madh edhe në shtatë vitet e fundit, duke marr 32 milionë euro në sezon nga kompeticionet e ndryshme. /Lajmi.net/