Barcelona i vendos çmim të ‘çmendur’ Dembeles

Barcelona nuk do të pranojë të heq lehtë dorë nga shërbimet e Ousmane Dembele.

Sport

11/12/2018 18:25

Katalanët kanë njoftuar të gjithë skuadrat për çmimin e sulmuesit të talentuar francez.

Arsenal janë skuadra më e interesuar për kampionin e botës me Francën.

Por, për të transferuar Dembele, Arsenal duhet të përgatisë një shumë të madhe parash.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Dembele nuk do të largohet nga Barcelona për më pak se çmimi i vendosur në klauzolë prej 400 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Dembele te Barcelona është transferuar në verën e vitit 2017 për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymarin./Lajmi.net/