Barcelona i kërkon falje Getafes (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës i ka kërkuar falje Getafes, për ndërprerjen e konferencës për media të futbollistit Victor Rodriguez nga lojtarët katalunas.

Sport

01/11/2015 21:04

Disa nga futbollistët e Barcelonës u futën në sallën e konferencave pas ndeshjes, të veshur me maska dhe kostume të ndryshme për festën e Halloween, ndërsa ky veprim i tyre është parë si ofendues nga disa pjestarë të klubit të Getafes.

Megjithatë, si përgjigje ndaj kritikave, skuadra e Barcelonës e ka lëshuar një komunikatë në të cilën e sqaron veprimin e bërë nga lojtarët dhe kërkon falje.

“Në asnjë rrethanë nuk ishte qëllimi ynë ta ofendojmë apo zemërojmë ndokënd nga kolegët tonë të Getafes”

“Hyrja në zonën e konferencave përderisa Victor Rodriguez mbante konferencë, ishtë një rastësi e pafat, për të cilën ne kërkojmë falje dhe shprehim respektin tonë. Në bazë të pamjeve në atë moment dëshmohet se lojtarët tanë kanë thënë ‘ku jemi duke shkuar, e kemi bërë një gabim'”.

“Skuadra është e vetëdijshme me përgjegjësinë e të qenit lojtarë i Barcelonës dhe dëshiron të kërkojë falje për këdo që është ndjerë i ofenduar, veçanërisht për pjestarët e ekipit të Getafes dhe tifozët e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Barcelonës.

YouTube player