Barcelona i afrohet Realit

Barcelona i është afruar Real Madridit në një pikë, pas fitores së sigurt që e shënoi ndaj Almerias sonte me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 26’të të kampionatit spanjoll të futbollit. Alexis Sanchez e ka nisur serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Lionel Messi e realizoi një super gol në minutën…

Sport

02/03/2014 22:01

Barcelona i është afruar Real Madridit në një pikë, pas fitores së sigurt që e shënoi ndaj Almerias sonte me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 26’të të kampionatit spanjoll të futbollit.

Alexis Sanchez e ka nisur serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Lionel Messi e realizoi një super gol në minutën e 23’të.

Mysafirët e ngushtuan rezultatin pas vetëm tre minutash, me anë të Angel Trujillo.  Por, Carles Puyol (83’) e Xavi Hernandez (89’), e vulosën fitoren e skuadrës së Tata Martinos.

Barça e kaloi Atletico Madridin në tabelë, duke u ngritur në kuotën e 63 pikëve, një më pak se Reali (64), i cili nuk arriti më shumë se një barazim sonte në derbin madrilen.