Barcelona humb Mathieun

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu do të mungojë në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 13:07

Barcelona do të jetë pa mbrojtësin Jeremy Mathieu në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Futbollisti francez vuan nga një problem në thembër dhe nuk do të jetë në mesin e futbollistëve të ftuar nga trajneri Luis Enrique, raporton “Mundo Deportivo”.

Gjiganti bavarez pret Bayernin e Pep Guardiolës në Camp Nou të mërkurën, para ndeshjes së kthimit në Allianz Arena.