Barcelona ‘humb’ 5 milionë euro, fajtor Dembele

"Marca" shkruan se lëndimi i ri i Dembeles do t'i kushtojë Barcelonës me 5 milionë euro, në bazë të marrëveshjes së bonuseve me Dortmundin.

Sport

16/01/2018 09:08

Ousmabe Dembele ka pësuar një lëndim të ri.

Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund është dëmtuar sërish, pak javë pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa muaj.

Por, lajmi i keq vjen nga “Marca” që shkruan se lëndimi i ri i Dembeles do t’i kushtojë Barcelonës me 5 milionë euro, në bazë të marrëveshjes së bonuseve me Dortmundin, përcjell “lajmi.net”.

Dembele mund të luajë më së tepërmi 29 ndeshje gjatë këtij stinori. /Lajmi.net/