Barcelona ‘godet’ me përforcimin e ri, çmimi 70 milionë euro (FOTO)

Barcelona synon një përforcim të madh nga Franca.

Sport

20/06/2017 07:19

Barcelona ka bërë gati ofertën e fundit për transferimin e Marco Verrattit.

Mesfushori i Paris Saint-Germain është objektiv i gjigantit katalan.

Kurse, “Mundo Deportivo” ka zbuluar se Barcelona është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për transferimin e italianit, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona e konsideron si të mjaftueshme shifrën për mesfushorin që ka bërë publike dëshirën e tij për largim nga Parisi. /Lajmi.net/