Barcelona – Girona, ‘pushojnë’ Messi e Suarez

Ernesto Valverde është duke konsideruar mundësinë e pushimit të dyshes kryesore të sulmit, Lionel Messi e Luis Suarez.

Sport

24/02/2018 09:16

Barcelona ndeshet me Gironën në takimin e radhës në La Ligë.

Trajneri Ernesto Valverde është duke konsideruar mundësinë e pushimit të dyshes kryesore të sulmit, Lionel Messi e Luis Suarez.

Marrë parasysh epërsinë në krye të tabelës dhe orarin e ngjeshur në javët e ardhshme, Messi e Suarez mund të jenë rezervist për duelin e radhës, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të ndodh edhe kjo”, deklaroi Valverde në konferencë për media. /Lajmi.net/