Barcelona – Getafe, super ylli i ekipit mungon në stërvitje

“Mundo Deportivo” shkruan se Pique nuk ka punuar sot me grupin tjetër të futbollistëve në përgatitje për ndeshjen me Getafen.

Sport

10/02/2018 14:24

Gerard Pique është ftuar për ndeshjen mes Barcelonës dhe Getafes në La Ligë, të dielën.

Por, mbrojtësi mungoi sot në stërvitjen e fundit para ballafaqimit të radhës në Camp Nou.

“Mundo Deportivo” shkruan se Pique nuk ka punuar sot me grupin tjetër të futbollistëve në përgatitje për ndeshjen me Getafen, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, trajneri Ernesto Valverde prapë e ka ftuar për të qenë pjesë e skuadrës në takimin e së dielës. /Lajmi.net/