Barcelona – Getafe, ndeshje speciale për Busquetsin

Sergio Busquets drejt ndeshjes së 300-të në La Ligë me ekipin e Barcelonës.

Sport

10/02/2018 09:45

Sergio Busquets bëhet gati për paraqitjen e tij të 300-të në La Ligë në duelin mes Barcelonës dhe Getafes, të dielën.

Mesfushori 29 vjeç është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra katalane.

Por, ai është ende larg nga rekordi i Xavit prej 505 ndeshjesh, pas së cilit vijnë Iniesta me 429 dhe Messi me 404, përcjell “lajmi.net”.

Në pozitat e tjera radhiten Puyol me 393, Migueli 391, Valdes 387, Rexach 329 dhe Amor me 311. /Lajmi.net/