Barcelona gënjeu për Messin

Javën e shkuar, Barcelona njoftoi se Lionel Messi është i lënduar dhe nuk do t’i bashkohet ekipit të Argjentinës. Mirëpo, sulmuesi mori pjesë në një ndeshje stërvitore kundër ekipit B.

Sport

06/09/2014 14:15

Barcelona të dielën njoftoi se Lionel Messi nuk do të luajë për Argjentinën në ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë në mesjavë, dhe se është në dyshim për duelin e ardhshëm të gjigantit katalan në kuadër të La Ligës, me Athletic Bilbaon, të shtunën e ardhshme.

Por, gazetari i “Mundo Deportivo”, Oriol Domenech ka zbuluar se Messi u paraqit në një ndeshje stërvitore mes Barcelonës dhe Barcelonës B të enjten nën drejtimin e Luis Enriques.

Krejt qka u raportua fillimisht nga takimi ishte se Luis Suarez realizoi dy gola, dhe se Messi e Andres Iniesta kanë stërvitur ndaras pa top. Por, Domenech ka zbuluar se Messi u paraqit në ndeshje dhe shënoi tre gola dhe një asistim. Kush po gënjen?