Barcelona fiton për Vilanovan

Barcelona e ka mposhtur Villarrealin 3:2, duke ia dedikuar këtë fitore trajnerit të ndjerë, Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë të premten.

Sport

27/04/2014 23:52

Futbollistët e Barcelonës janë treguar më të fortë se kurrë, duke e rikthyer rezultatin në ndeshjen ndaj Villarrealit, pasi këtë dedikim e meritonte trajneri Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Vendësit kanë kaluar në avantazh në minutë ne 45-të përmes Cani, ndërsa rezultatin e ka dyfishuar Manuel Trigueros.

Mirëpo, Gabriel Paulista dhe Mateo Pablo Masucchio shënuan autogola, për ta barazuar rezultatin, ndërsa për fitoren e ekipit të Tata Martinos u përkujdes kush tjetër pos Lionel Messit.