Barcelona fiton me Messin, humb Neymarin

Dy gola nga Lionel Messi e udhëhoqën Barcelonën drejt fitores 2:0 në udhëtim te Getafe, dhe kualifikimit për në çerekfinale të Copa del Rey, falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 6:0. Ylli argjentinas realizoi nga një herë në secilën pjesë të lojës duke siguruar formalitetin e kualifikimit tutje për gjigantin katalan. Messi e kaloi Barcelonën…

Sport

16/01/2014 22:52

Dy gola nga Lionel Messi e udhëhoqën Barcelonën drejt fitores 2:0 në udhëtim te Getafe, dhe kualifikimit për në çerekfinale të Copa del Rey, falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 6:0.

Ylli argjentinas realizoi nga një herë në secilën pjesë të lojës duke siguruar formalitetin e kualifikimit tutje për gjigantin katalan.

Messi e kaloi Barcelonën në epërsi pas 43 minutash lojë, kurse pas intervalit, në minutën e 63’të realizoi sërish nëpërmjet një solo depërtimi të jashtëzakonshëm.

Fitorja dhe kualifikimi erdhi me një çmim për ekipin e trajnerit Gerardo Martino.

Sulmuesi brazilian Neymar pësoi atë duket lëndim serioz në minutën e 28’të dhe u zëvendësua nga Alexis Sanchez. Mediat spanjolle kanë njoftuar se të premten do të dihet periudha e mungesës së tij.