Barcelona fiton dhe vendos rekord në La Liga

Barcelona ka lënë pas humbjen dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke u rikthyer te fitorja në La Liga.

Sport

14/04/2018 18:07

Liderët e La Ligas në kuadër të xhiros së 32-të, kanë mposhtur 2:1 Valencian në ‘Camp Nou’.

Me këtë fitore, Barcelona shkruan historinë në La Liga, duke u bërë skuadra me serinë më të gjatë pa humbje, plot 39 ndeshje.

Luis Suarez në minutën e 15’ shënoi për epërsinë e parë, pas një asistimi që pranoi nga Coutinho.

Coutinho asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Barca, që kishte vulën e mbrojtësit Samuel Umtiti.

Krejt çka bëri Valencia, ishte një gol në minutën e 87’ të shënuar nga Parejo nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 82 pikë në krye të tabelës, duke lënë pas Atletico Madridin që ka 68 pikë./Lajmi.net/