Barcelona fitoi tituj me jashtëtokësorë

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino thotë se skuadra e “jashtëtokësorëve” fitoi titujt në edicionet e kaluara, dhe nëse triumfojnë në La Ligë këtë sezon, do të jetë hera e parë e suksesit të një ekipi të njerëzve normal.

Sport

16/05/2014 16:06

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino beson se nëse skuadra e tij mposht Atletico Madridin të shtunën, do të fitojë trofeun e parë si “qenie normale njerëzore”, në La Ligë.

Gjiganti katalan ka aktualisht tri pikë më pak se lideri Atletico, por me fitore në Camp Nou do të shpallet kampion në bilanc superior në përballje direkte.

Dhe, Martino mendon se Barcelona ka treguar gjatë këtij sezoni se është qenie njerëzore pas disa paraqitjeve “jashtëtokësore” në vitet e kaluara.

“Nëse fitojmë La Ligën këtë sezon, do të jetë skuadra e parë që e fiton si njerëz normal, një titull i luftuar”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp.

“Titujt e tjerë janë fituar nga një skuadër e jashtëtokësorëve. Kam dëshirë të madhe të fitoj titullin për futbollistët. Ka qenë një vit shumë i vështirë për ta, me gjithçka që ndodhi. Triumfi në La Ligë nuk do të ndryshojë shumë për mua. Do të vendosi se çka dua të bëj, pavarësisht titujve”, u shpreh ai.