Barcelona fillon bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës

Këtë bën të ditur klubi, të cilët ndjehen të privilegjuar që spanjolli zgjodhi Shkëndijën si klub të parë në Maqedoni për të realizuar këtë vizitë.

Sport

22/02/2017 10:02

Drejtori i Akademisë së Barcelonës për projekte në Evropë, Inaki Andreu, ka qëndruar sot në zyrat e klubit, Shkëndija, duke realizuar takim me anëtarë të kryesisë së klubit.

Këtë bën të ditur klubi, të cilët ndjehen të privilegjuar që spanjolli zgjodhi Shkëndijën si klub të parë në Maqedoni për të realizuar këtë vizitë.

“Shkëndija sot ka pasur një vizitë të rëndësishme, me ndërmjetësim të Ministrit për Investime të Huaja të Republikës së Maqedonisë, z.Goran Mickoski, në zyrat e klubit ka qëndruar zyrtari nga FC Barcelona, Inaki Andreu drejtor i projekteve të Akademisë së Barcelonës për Evropë. Ai ka realizuar takim me zëvendës presidentin e klubit, z.Agim Kurtishin dhe udhëheqësin e Departamentit për Marrëdhënie me jashtë, z.Alban Bogaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Palët kanë vizituar edhe stadiumin ekzistues projekti për rikonstruimin e të cilit pritet të filloj shumë shpejtë. Në takim është folur për zhvillimin e  Akademisë, mysafirit i është shpjeguar historia e klubit dhe projekti që është në ndërtim e sipër prej kur “Ecolog” është sponsor i Shkëndijës. Në të ardhmen e afërt priten edhe takime të tjera me synim realizimin e projektit të shkollës së futbollit sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, shkruhet më tej në njoftimin e Shkëndijës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6