Barcelona, ëndrra ime

Ivan Rakitic ka filluar të flet si futbollist i Barcelonës. Mesfushori katalan ka thënë se është shumë i lumtur për realizimin e ëndrrës së transferimit në Camp Nou.

Sport

11/06/2014 13:42

Ivan Rakitic tashmë mund të konsiderohet si futbollist i ri i Barcelonës.

Marrëveshja për transferimin e mesfushorit të Sevillas në Camp Nou është në prag të zyrtarizimit dhe konfirmimi vjen nga ylli kroat i cili ka shprehur gëzimin e tij që do t’i bashkohet gjigantit katalan.

“Barcelona? Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr që është bërë realitet”, deklaroi Rakitic për portalin e të përditshmes sportive katalane Sport.es.

Rakitic do të jetë futbollisti i cili pritet të zë vendin e Cesc Fabregasit që duket se do të përfundojë në shitje gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, Rakitic i cili shkëlqeu në edicionin e kaluar duke inspiruar Sevillan drejt triumfit në Europa League, mezi pret të fillojë aventurën e re.