Barcelona – Elche 30:0

Elche nuk i ka shënuar gol Barcelonës nga prilli i vitit 1978. Kurse, nga ajo periudhë ka pranuar 30 gola nga gjiganti katalan.

Sport

24/01/2015 14:07

Barcelona është mysafire e Elches në kuadër të xhiros së 20-të në La Ligë. Ballafaqimi ka një histori interesante.

Elche nuk i ka shënuar gol gjigantit katalan nga prilli i vitit 1978, por edhe në atë duel i pranuan pesë gola.

Pas asaj disfate 5:1, që i dërgoi në një rang më të ulët të garave, Elche ka zhvilluar nëntë ndeshje të tjera me Barcelonën.

Dhe, golaverazhi pas tyre është ky: Barcelona 30 gola, Elche 0.

Sot do të shohim një ballafaqim të ri, Barcelona është favorite absolute, arsyen tani e dini.