Barcelona e zyrtarizon Arthurin

Barcelona ka befasuar sot me një transferim të saj.

Sport

09/07/2018 23:44

Ata kanë transferuar mesfushorin Arthur nga Brazili për afër 40 milionë euro.

Mesfushori 21 vjeçar ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me kampionët e La Ligas derisa raportohet se mund të largohet nga Barcelona vetëm për atë skuadër që jep 360 milionë euro për të.

Kjo është klauzola e lirimit që ja ka vënë Barcelona lojtarit.