Barcelona e ulë me “këmbë në tokë” Atletico Madridin

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion në La Liga.

Sport

04/03/2018 18:06

Katalanët në kuadër të xhiros së 27-të kanë mposhtur me rezultatin minimal 1:0 Atletico Madridin, në stadiumin ‘Camp Nou’.

Atletico që në këtë ndeshje po vinte pas gjashtë fitoreve radhazi në La Liga, nuk arriti të ndalë Lionel Messin, që realizoi një super-gol nga gjuajtja e lirë.

Argjentinasi në minutën e 26’, mposhti portierin Oblak, duke ekzekutuar në mënyrën më të mirë gjuajtjen e lirë. Ky goli, doli të jetë i vetmi në këtë sfidë.

Barcelona pas kësaj fitore numëron 69 pikë, tetë më shumë se Ateltico që renditet në vendin e dytë./Lajmi.net/