Barcelona e siguron transferimin e yllit të madh

Barcelona po tenton të transferoj një mesfushor në janar.

Sport

19/12/2018 10:41

Barcelona dëshiron ta shtoj edhe një opsion në mesfushë, ku tashmë ka një shënjestër.

Skuadra katalonase dëshiron ta transferoj Adrien Rabiotin nga PSG-ja, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona ka kohë që po e kërkon transferimin e mesfushorit francez, ndërsa parisienët kërkojnë 15 milionë euro nga shitja e tij.

Katalonasit e dinë se mund t’i marrin shumë lehtë shërbimet e Rabiot, pasi ky i fundit ka hyr në muajt e fundit të kontratës.

Barcelona është e gatshme që të paguaj 10 milionë euro, por që PSG insiston në shumën e cekur më lartë. /Lajmi.net/